Aktuale

Institucionet për 9 muaj paguan më shumë se 19 milionë euro për vendime gjyqësore

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti Institucionet qendrore dhe ato lokale shpenzuan më shumë se 19 milionë euro për vendime.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Front Online” shihet se më së shumti mjete për vendime gjyqësore ka paguar komuna e Ferizajt, ku përmes vendimeve gjyqësore nga llogaria bankare iu janë marrë më shumë se 3,3 milionë euro.

Po  ashtu, një shumë e konsiderueshme e mjeteve prej 2,7 milionë euro gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë marrë edhe Ministrisë së Financave.

Edhe Ministrisë së Administratës Publike (MAP) përmes vendimeve Gjyqësore gjatë vitit që lamë pas iu janë marrë 1,2 milionë euro, raporton “Front Online”.

Po ashtu, një shumë e konsiderueshme e mjeteve prej më shumë se një milionë gjatë 9 muajve të parë të këtij viti janë marrë edhe komunës së Prishtinës, komunës së Leposaviqit mbi 1,3 milionë euro, komunës së Mitrovicës 1,2 milionë euro etj.