Sport

Inter dhe Napoli në garë për sulmuesin e Barcelonës

Inter dhe Napoli kanë filluar të mendojnë për afatin kalimtar të janarit dhe transferimet që do të bëjnë

Të dy këto skuadra janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcaser, shkruajnë mediat italiane.

Alcaser nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe kjo ka shtyrë atë që të mendojë largimin.

Inter është duke kërkuar një zëvendësues për Icardin dhe Alcaser shihet si ideal, duke ditur po ashtu që çmimi i tij nuk është shumë i lartë.

Në anën tjetër, edhe Napoli e dëshiron spanjollin, që pëlqehet shumë nga trajneri Sarri.

Alcaser nga Valencia në Barcelone është transferuar në verën e vitit 2016 për 30 milionë euro. /Express/