Sport

Inter gjobitet për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndaj Napolit

Tifozët e Interit ofenduan Napolin menjëherë në minutat e para të ndeshjes.
Inter është gjobitur pas ndeshjes me Napolin në Serie A.

Lega Serie A e ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje fyese ndaj ekipit rival.

Tifozët e Interit ofenduan Napolin menjëherë në minutat e para të ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Inter dhe Napoli u ndanë në barazim pa gola.