Sport

Inter me super transferim nga Man City

Inter është duke tentuar ta transferojë Ilkay Gundoganin nga Manchester City.
Ilkay Gudogan i ka bërë me dije tashmë Manchester Cityt se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Mesfushori turko-gjerman është duke kërkuar një aventurë të re, andaj Inter është duke tentuar t’i marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi.net nga Tuttosport.

Për transferimin e Gudogan, nerazurët do të paguajnë 35 milionë euro.

Mesfushori pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Interin, me një pagë rreth 180 mijë euro në javë. /Lajmi.net/