Arsim & Kulturë

Interesim i jashtëzakonshëm për trajnimin në C#

Mbi 150 studentë dhe nxënës të shkollave të ndryshme të Kosovës kanë filluar sot të mbajnë trajnimin falas në gjuhën programuese C#, që përfshin bazat e programimit dhe OOP.

Kjo mundësi është krijuar dhe ofruar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB. Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të monitorohen nga ish studenti i Kolegjit AAB, njëherësh ekspert i kësaj fushe, Edon Bublaku.

Me këtë rast dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në AAB, Jusuf Qarkaxhija falënderoi studentët që avancimin e tyre të mëtutjeshëm ia kanë besuar Kolegjit AAB.

Ai gjithashtu tha se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB çdo ditë po dëshmon së është afër studentëve për të arritur suksese kulmore në fushën e programimit.

Ndërsa, mentori i këtyre studentëve, Edon Bublaku, tha se gjatë këtyre ditëve sa edhe do të mbahet trajnimi, secili grup do të këtë mundësinë e angazhimit individual dhe në fund secili prej tyre do të testohet dhe në bazë të performancës së treguar studentët pjesëmarrës do të certifikohen nga Kolegji AAB.

“Qëllim kryesor i këtij trajnimi është që studentët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë të mësojnë me shumë rreth programimit në gjuhën C#. Trajnimi do të fillojë nga konceptet më bazike e deri tek konceptet e avancuara të programimit”, tha Bublaku.

Gjatë 30 orëve sa do të mbahet trajnimi, studentët do të ndahen në tre grupe. Mbajtja e këtij trajnimi do të mbahet në hapësirat dhe laboratorët modernë të Kolegjit AAB.

the authorBurbuqe Metolli