Sport

“Interi, Barcelona e Reali janë opsione për Manolas”

Manolas ka oferta nga katër gjigantë evropianë, të paktën kështu thotë agjenti i lojtarit.
Ioannis Evangelopoulos, agjenti i Kostas Manolas, ka bërë të ditur se mbrojtësi i Romës ka disa opsione, pas dështimit që të transferohet te Zeniti.

Interi, Barcelona, Juventusi, por edhe Real Madridi janë duke e monitoruar lojtarin, tha Ioannis, bën të ditur “Tuttomercatoweb” e “Mundo Deportivo”.

“Nuk dua të flasë se çfarë ndodhi me Zenitin. Manolas është lojtar i Romës dhe ka edhe dy vite kontratë”, tha ai.

“Interi mund të jetë një mundësi sikurse edhe shumë ekipe tjera. Real Madridi, Barcelona ose Juventus gjithashtu janë një opsion”, shtoi agjenti i Manolas. /Express/