Sport

Interi nuk dorëzohet për Arturo Vidal

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi nuk ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori kilian, Arturo Vidal.Mesfushori i Bayern Munichut konsiderohet si përforcim ideal për trajnerin italian, Luciano Spalletti.

“Nerazzurrët” do të përpiqen që ta transferojnë Vidalin deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere.Më herët gjiganti gjerman, Bayern Munich ka njoftuar Interit se Vidal është i pashitshëm.