Sport

Interi transferon një mesfushor nga Premierliga

Nemanja Matiç mund t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere
Nemanja Matiç ndien se nuk po vlerësohet sa duhet nga trajneri i Chelseas, Antonio Conte, dhe dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Sipas Corriere dello Sport, Interi ka shfaruar interesim që ta transferojë anëtarin e përfaqësueses së Serbisë, përcjell Express.

Nerazzurrët e shohin Maticin si zëvendësuese të Gary Medelit, i cili do të largohet sigurt nga Interi gjatë kësaj vere.

Por, përveç Interit, ish-anëtarin e Benficas po e kërkon edhe Manchester United. Ish-anëtari i Vitesses ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019. /Express/