Investuesit turq vijnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se do të nënshkruhet memorandumi me kompaninë turke “Taip”, e cila do të investojë në Kralevë dhe do të punësojë 2.500 vetë.

Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, falënderoi investuesit turq për këtë dhe të gjitha investimet tjera në Serbi.