Tech

“iPhone 11” i jashtëzakonshëm, krejt çka duhet të dini për modelin e ri

Telefoni i ri i ‘Apple”, ‘iPhone 11’, del në shitje me 20 shtator me çmim prej 700 dollarësh në Amerikë.

Përderisa, ‘iPhone 11’ duket vizualisht si ‘iPhone XR’, është pjesa e pasme e paisjes e cila ndryshon këtë vit.

‘Apple’ ka shtuar një sistem të dyfishtë të kamerës në këtë telefon i cili u prezantua dje në eventin special të kësaj kompanie. Me një kamerë të gjerë prej 12 megapixel me pamje 5x, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Kamera e këtij telefoni është lajmi i madh këtë vit, por po ashtu edhe opsioni i shumë ngjyrave është çka e bënë të veçantë këtë telefon.

Për tu njoftuar më shumë më telefonin ‘iPhone 11’, shihni videon më poshtë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli