Tech

‘iPhone’-i i ardhshëm do jetë më i lirë sesa ‘iPhone 8’

Apple raportohet të jetë duke punuar në një smartfon të ri që është më i lirë, më i mirë dhe i ngjan iPhone 8 – por ka fuqinë e iPhone 11.

Pretendohet se pasardhësi i SE do të ketë një ekran 4,7 inç, Finger ID dhe do të jetë i disponueshëm në ‘tremujorin e parë të vitit 2020’, transmeton lajmi.net.

Apple është duke projektuar mjet komunikues që duket më shumë si iPhone 8, i cili ka identitetin e gishtit dhe ekran më të vogël.

Ekspertët parashikojnë se firma do të shesë 30 deri në 40 milionë njësi përgjatë vitit 2020.

Ekspertët nuk parashikojnë një çmim të saktë për telefonin e ri, por vërejnë se ky smartphone do të ishte i mirëpritur në mesin e atyre që ende përdorin iPhone 6. /Lajmi.net/