iPhone X nuk është më i sigurt, hakerët mashtrojnë sigurinë Face ID

Face ID iu mundëson përdoruesve të iPhone X që të hapin telefonin në bazë të pamjes së tyre.

Ky opsion ka shkaktuar kritika të ashpra, por është edhe temë e përqeshjeve, pasi shumica vazhdojnë të kërkojnë mënyrën për ta mashtruar.

Hakerët e firmës vietnameze Bkav pohojnë se kanë krijuar maskën, e cila ka kushtuar 150 dollarë, duke mashtruar kështu Face ID, transmeton KosovaPress.

Siç thonë ata, kanë përdorur maskën e cila është kombinim i hartës 3D, fotografive dydimenzionale dhe make-up.

“Pas dhjetë vjet zhvillimi, hapja me fytyrë e telefonit ende nuk është mjaft e sigurt për kompjuterë dhe telefona të mençur”, thonë ata.

Kjo do të thotë se bota ende duhet të presë për besueshmëri, të cilën e kishte arritur Touch ID.

Për më tepër, vitin e kaluar FBI u pagoi mbi një milion dollarë hakerëve për të hapur telefonin e një terroristi nga San Bernadin, i cili ishte i mbyllur me skaner të gishtërinjve.