Rajon & Botë

Irak, shkon në 200 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës

Ka shkuar në 200 numri i të vdekurve nga sulmet vetëvrasëse të së shtunës në Bagdad.

Bomba vetëvrasëse me një kamion shpërtheu në një lagje ku ndodhet një pazar, duke regjistruar sulmin më vdekjeprurës vitet e fundit.

Midis viktimave janë 25 fëmijë dhe 20 gra. Familjet ishin mbledhur në zonë për të bërë pazar me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, shumë njerëz përreth po ndiqnin edhe një ndeshje futbolli. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin.