Rajon & Botë

Iraku shpallë dite zie për 165 viktimat e sulmit

Qeveria irakiane ka shpallur tri ditë zie për nder të viktimave të cilat humbën jetë si pasojë e një sulmi me bombë në Bagdad, që la të vdekur 165 persona, ndërsa 225 të lënduar.

Një pako me eksploziv kishte shpërthyer në lagjen Karrada, në kohën kur familjet ishin duke bërë pazare të ndryshme në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Autorësinë mbi sulmin kishte marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Kryeministri, Haider Al-Abadi para disa dite kishte vizituar zonën e myslimanëve shia, ku edhe ishte përballur me turma të zemëruara të njerëzve.