Rajon & Botë

Irani kërkon nga Arabia Saudite të lirojë peshkatarët e burgosur

Teherani zyrtar kërkoi sot nga rivali rajonal Arabia Saudite që të lirojë peshkatarët iranianë dhe të paguajë dëmshpërblimin për marinarin e vrarë dhe t’i dënojë ata që qëndrojnë prapa këtij akti të papërgjegjshëm, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Mediat iraniane raportojnë se javën e kaluar forcat kufitare saudite hapën zjarr ndaj një barke peshkatarësh iranianë në Gjirin Persik.

Autoritetet saudite thanë se gjatë incidentit kanë arrestuar tre pjesëtarë të Gardës revolucionare të Iranit.