Aktuale

Isa Mustafa në interpelancë për murin në veri

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe ka thirrur në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa, lidhur me ndërtimin e murit përbri Lumit Ibër.

AAK nëpërmjet një komunikate thotë se do të kërkojë përgjegjësi të drejtpërdrejt nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, duke mos përjashtuar as vetë kryeministrin Mustafa, si dhe ministren për Dialog, Edita Tahiri./KosovaPress/