Aktuale

Isa Mustafa sot feston ditëlindjen

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot feston ditëlindjen e tij të 68-të.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ish këshilltari i tij, Bajram Gecaj i cili ka uruar Mustafën.

“Urime ditëlindja Kryetar!”, ka shkruar ai. Mustafa ka lindur më 15 maj të vitit 1951 në Prapashticë. Aktualisht është kryetar i LDK-së. /Lajmi.net/