Aktuale

Ish-asamblisti i AAK-së i bashkohet Vetëvendosjes

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, Enver Halili, ka kaluar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Halili në një konferencë për media, bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nënkryetarin, Dardan Sejdiu dhe kandidatin për deputet të Vetëvendosjes nga Ferizaj, Faton Topallin, ka thënë se ka vendosur t’i bashkohet këtij subjekti politik, pasi konsideron që Vetëvendosje është alternativa e vetme për Kosovën.

Ai ka falënderuar votuesit e tij dhe udhëheqësinë e Vetëvendosjes për pritjen e bërë.Ndërsa Visar Ymeri pohoi se bashkimi i Halilit me Vetëvendosjen është një fakt tjetër që tregon se ky subjekt, siç e tha Ymeri, është strumbullari i transformimit politik në Kosovë.

Enver Halili ka qenë aktiv edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si pjesëtar i Brigadës “Agim Ramadani”.