Aktuale

Ish-komandanti i Kosharës ka dy fjalë për takimin mes Isa Mustafës dhe Sylejman Selimit

Ish-pjesëtari i UÇK-së, dhe ish-komandant në Luftën e Kosharës, Hisen Berisha përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vizitës që i ka bërë ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, në shtëpinë e tij, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Ai ketë takim e quan si mahnitës dhe si dikur se si kishin funksionuar zhvillimet e luftës, përcjell gazeta “Bota sot”.

“Si dikur! Së bashku të gjithë sektorët e zhvillimit të luftës, politik – financiar, shtabor, dhe operativ – taktik. Mahnitëse!”, ka shkruar Hisen Berisha.

Kujtojmë se, arsyeja e kësaj vizite ishte interesimi për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës.

Mustafa i ka shprehur Selimit gëzimin për lirimin e tij dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore gjatë gjithë kësaj periudhe.

the authorBurbuqe Metolli