Aktuale

Ish-ministrat Haraqija dhe Beqiri sërish shpallen fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri janë shpallur sërish fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi lënda e tyre ishte kthyer në rigjykim.

Fajtorë janë shpallur edhe aktori Armond Morina dhe producenti Nehat Fejza.

Gjykata megjithatë i ka dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti.

Morina gjithashtu është i obliguar t’i kthej MKRS-së 100 mijë euro, ndërsa Nehat Fejza 188 mijë euro.

MKRS është palë e dëmtuar në këtë proces, i cili ishte kthyer në rigjykim nga Apeli, qershorin e këtij viti.