Rajon & Botë

Ish-presidentja argjentinase hedh poshtë akuzat për përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj hebrenjve

Ish-presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Krichner, ka hedhur poshtë akuzat se ajo po fsheh përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj komunitetit hebre në vitin 1994, në Buenos Airos, ku ishin vrarë 85 vetë

Akuzat janë “të pakuptimta ligjërisht”, ka thënë Fernandez pasi kishte lënë gjykatën.

Fernandez akuzohet se ka nënshkruar një pakt në viti 2013, që lejon zyrtarët e përfshirë në sulmin vdekjeprurës të hetohen në vendin e tyre e jo në Argjentinë.

Ajo ka akuzuar Presidentin Mauricio Marci, liderin nga qendra e djathtë për “persekutime gjyqësore” të opozitës.

the authorE B