Rajon & Botë

Ish -presidentja e Koresë së Jugut zyrtarisht nën akuzë për korrupsion

Ish presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye, është akuzuar zyrtarisht për një skandal korrupsioni që çoi në fajësimin e saj.

Prokurorët thonë se akuzat me të cilat ajo përballet përfshijnë ryshfetin, shtrëngimin, abuzimin e pushtetit dhe rrjedhjen sekreteve shtetërore, shkruan BBC.

65-vjeçarja, e cila është në paraburgim, akuzohet se lejoi mikeshën e saj të ngushtë, Choi Soon-sil, që t’u zhvasë para kompanive të mëdha në këmbim të favoreve politike, duke shfrytëzuar lidhjet e saj me kreun e shtetit.

Të dyja gratë mohojnë akuzat. Park u hoq nga detyra muajin e kaluar./KosovaPress/