Tech

“Ishin në zyrë kur hoqi pantallonat”, Steven Seagal akuzohet për ngacmim seksual

Aktorja amerikane Portia de Rossi ka akuzuar aktorin dhe producentin Steven Seagal për ngacmim seksual.

Aktorja e famshme, cila është e martuar moderatoren e njohur Ellen DeGeneres, bëri publike akuzat në një seri postimesh të mërkurën mbrëma.

Ajo pohon se gjatë një audicioni, zoti Seagal i tha se sa e rëndësishme ishte që të kishin kimi jashtë ekranit” përpara se të hiqte pantallonat”.

Menaxheri i Seagal tha për ‘BBC News’ se aktori nuk kishte asnjë koment.

“Takimi im i fundit me Steven Segal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tregoi se sa e rëndësishme ishte që të kishim kimi jashtë ekranit ndërkohë që u ul dhe hoqi pantallonat prej lëkure. Unë dola e tmerruar dhe e thirra agjentin tim”, shkroi ajo në Twitter.

65-vjeçari është më i njohur për rolet e tij në filmat aksion gjatë viteve 1980 dhe 1990. Atij ju dha shtetësia ruse nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2016.

Disa figura të tjera kanë akuzuar zotin Seagal për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmim seksual duke përfshirë edhe aktoren Julianna Margulies dhe modelen Jenny McCarthy.

Ai është personi më i fundit në Hollywood që akuzohet për ngacmime seksuale apo sulme seksuale pas producentit Harvey Weinstein.

Zonja de Rossi tha se ankesat e saj për sjelljen e zotit Seagal u pritën keq në atë kohë nga agjenti i saj.

Ajo nuk ka specifikuar se për cilin film ka bërë audicione, ose në cilin vit ndodhi ngjarja.Aktorja austro-amerikane ka qenë e martuar Ellen DeGeneres për nëntë vjet.

Zonja DeGeneres ndau mesazhin e zonjës de Rossi për 75 milion ndjekësit e saj, të enjten me mbishkrimin “Jam krenare për gruan time”.

t

the authorE B