Rajon & Botë

Ishujt grek të stërmbushur me refugjatë

Një anije patrulluese e Fronteksit mbrëmë shpëtoi 43 refugjatë nga Deti Egje në juglindje nga ishulli Samos, derisa në rajon frynin erëra të forta.

Mediat raportojnë se në katërt ditët e fundit në ishujt grek kanë arritur gjithsej 273 migrantë dhe refugjatë.

Në Samos kanë ardhur 158, në Lezbos 111, në ishullin Hios katër migrantë. Sipas policisë greke, numri i personave të cilët kërkojnë azil dhe janë të bllokuar në ishujt e Detit Egje sot arriti në 11.372 migrantë, gjegjësisht 5.324 në Lezbos, 4.126 në Hios dhe 1.922 në Samos.