Rajon & Botë

Islami deri në vitin 2070 do të jetë religjioni kryesor botëror

Për shkak të valës së madhe të migrantëve në Evropë dhe rritjes së numrit të ateistëve, islami deri në vitin 2070 do të bëhet religjioni udhëheqës botëror, tregojnë rezultatet e analizës së qendrës hulumtuese “Pju”.

Përqindja e popullsisë së krishterë dhe asaj islame do të barazohet pas 53 vjetësh dhe do të jetë rreth 32 për qind.

Deri në vitin 2100 në botë myslimanët do të jenë rreth një për qind më shumë se sa të krishterët.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se islami do të shndërrohet në religjionin më të shpejtë në rritje në botë. Në vitin 2010, në botë ishin 23 për qind myslimanë dhe 31 për qind të krishterë.

Vitin e kaluar përqindja e myslimanëve në SHBA ishte një për qind, ndërsa sipas parashikimeve të ekspertëve, deri më 2050 kjo përqindje do të rritet në 2,1 për qind, shkruan “Daily Mail”.