Aktuale

Ismaili-LDK-së: Po të ulët kishit qenë

Sot i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të vendit Adem Demaçit. Ai është varrosur me ceremoni shtetërore me ç’rast në këtë ceremoni kanë marrë pjesë një numër i madh i liderëve vendor ashtu edhe të rajonit.

Mirëpo në këtë ceremoni nuk janë parë asnjë zyrtarë i LDK-së.

Ata nuk kanë qenë fare prezent edhe në homazhet e bëra para trupit të Demaçit në hollin e Kuvendit e as në sheshin ‘Skenderbe’.

Ndaj këtij veprimit të LDK-së kanë reaguar deputetë nga parti të ndryshme.

Ka qenë deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili i cili e ka quajtur veprim të ulët mospjesëmarrjen e LDK-së në varrim.

Ismaili me anë të një postimi në facebook ka thënë se veprimet e tyre nuk janë të bindjeve politike.

Ai tha po ashtu se kjo parti nuk mund të bojkotoj varrimet e tilla.

“ Qysh bre? Poteza politikë edhe në vdeka, a? Do tuj e çue në qiell, thue ti krah për krah me të ishin edhe në burg, edhe mbas, e tybe asnjanit as s’iu ka kujtue me shkue nji herë me e pa në 10 vjetët e fundit. Do tjerë tuj ia bojkotue edhe varrimin publikisht. S’janë këto gjeste të bindjeve politike, jo. Këto janë gjeste të ulëta të përfitimit politik edhe në momente zije. Fushata politike të padinjitetshme. Të paktën qetash, respektin apo mosrespektin mbane për vete, edhe përcjellne njerin në qetësi, jo tuj ba foto para varrit të tij, ose tuj e shajtë publikisht hala pa e mbulue dheu. Po të ulët kishit qenë”, ka shkruar Ismaili në Facebook/FaktePlus