Rajon & Botë

Itali: Dy të vdekur dhe 18 të lënduar pas përplasjes së një treni me kamion

Dy veta kanë ndërruar jetë dhe 18 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një treni më një kamion në rajonin verior të Italisë, Piedmont.

Treni me pesë vagonë është përplasur për kamionit të mallrave pasi që drejtuesi i këtij të fundit nuk kishte respektuar rregullat e kalimit, thuhet në njoftimin e kompanisë shtetërore të trenave.

Të dy drejtuesit, ai i trenit dhe kamionit që ishte duke bartur peshë të madhe kanë ndërruar jetë.

Linja e trenit të aksidentuar lidh Torinon me Ivrean. Ky është aksidenti i fundit në Itali që ndodh në hekurudha.