Aktuale

Izmaku kërkon protestë për fyerjet e Kurteshit, i kundërpërgjigjet Haradinaj

Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, në fillim të seancës plenare në të cilin pritet të votohet Ligji për veteranët e luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Kadri Veseli, protestë pesë minuta ndaj fjalëve fyese të Sami Kurteshit.

Deputetes Izmaku i është kundërpërgjigjur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se për fjalë fyese duhet të distancohet edhe Isa Mustafa, i cili ka fyer më parë deputetët e opozitës.

“Nëse duhet të distancohet atëherë duhet të flasë kryeministri dhe të distancohet për fjalët :knus, pulë, kali, gomar. Ku është dallimi mes lopës dhe gomarit. Duhet të jemi të qartë”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke mos lejuar debatin për gjuhën fyese, ka kërkuar falje në emër të Sami Kurteshit.

“Nuk është marre me kërku falje. Shpresoj që të mos ndodhë të bëhen fjalë fyese. Kërkoj falje vetëm është mirë që kjo mos të ndodhë. Kërkoj falje edhe në emër të kryeministrit, edhe në emër të Shqipe Pantinës, e cila më ka fyer”.