Rajon & Botë

Izraeli tregon se sa janë gjasat që të ketë luftë në 2017-n

Një oficer i lartë i ushtrisë së Izraelit ka thënë sot se ushtria izraelite beson se kaosi në Lindje të Mesme i ka dobësuar armiqtë e Izraelit, që do të thotë se mundësia që të ketë luftë ku Izraelit do të përfshihej është e vogël në vitin 2017.

Ky zyrtar ka thënë se ushtria izraelite ka ardhur në përfundim se as militantët e Hezbollahut në Liban e as militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, nuk janë të interesuara në një konflikt të ri, transmeton Express.

Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti në përputhje me protokollin e ushtrisë.

Ai ka thënë se Hezbollahu zhytur thellë në luftën civile në Siri, ndërsa Hamasi e ka humbur shumicën e përkrahjes nga jashtë. Por, ky zyrtar prapëseprapë ka paralajmëruar se një dinamik e papritur e eskalimit mund gjithmonë nga nis një konflikt të ri./Express/