Sport

Ja çfarë e pret Shqipërinë nëse ndaj Izraelit shfaqen parulla për Palestinën

Federata Shqiptare e Futbollit do jetë e detyruar t’i paguajë 100 mijë franga zvicerane FIFA-s për zgjedhjet jo sportive të tifozëve shqiptarë.

Frika më e madhe e Federatës është se tifozë të ndryshëm, mund të shfaqin në shkallët e ‘Loro Boriçit’ parulla apo banderola pro Palestinës. Një situatë e cila është parë edhe në stadiumet e Evropës.

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shullaku ka thënë se do të marrim masa për t’i parandaluar banderolat me thirrje politike, dhe ata që bëjnë një gjë të tillë do të merren masa të rrepta ndaj tyre.

“Nëse do të ketë tifozë të tillë që do të mundohen të shpalosin banderola të tilla politike në stadiume, pa diskutim që do të jetë një gjë shumë e dëmshme për kombëtaren shqiptare, pasi UEFA dhe FIFA i dënojnë këto gjeste. “

“Por i bëj thirrje dhe një apel që mos të guxoj asnjë që të bëjë gjeste të tilla, pasi do të ketë monitorim të rreptë dhe nëse ata guxojnë që të bëjnë këto gjëra, do të kenë masa të rrepta.”, ka thënë Shullaku.