Aktuale

Ja çfarë moti do të kemi në vikend

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin gjatë dy ditëve të fundjavës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në të cilin thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë  erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet më tej në njoftim.

Java tjetër sërish do të fillojë me reshje shiu. Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumëvjeçare (15-18 gradë Celsius )./KosovaPress/