Aktuale

Ja çfarë moti do të kenë sot pushuesit në bregdetin shqiptar

Edhe gjatë ditës së sotme, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira mesatare në mesditë, të cilat përkohësisht në zonat malore dhe ato pranë tyre do të shoqërohen me reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë Veriperëndim-Jugperëndim deri në 8m/sek.

Në bregdet, sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të jenë 19 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 32.

Ndërsa, në vendet malore, temperatura do të jenë më të ulëta, nga 14 gradë celsius minimalja, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 31 gradë celsius.

Në vendet e ulëta, temperaturat minimale do të jenë 17 gradë celsius, ndërsa ato maksimale 32 gradë celsius.