Aktuale

Ja çfarë moti do të ketë sot në bregdetin shqiptar

Gjatë ditës së sotme, moti në Shqipëri, parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje 2-20m/s me rrahje në bregdet.

Temperaturat parashikohen të jenë: vendet malore 11/ 25°C, vendet e ulëta 16/ 31°C dhe vendet bregdetare 19/ 29°C.