ShowBiz

Ja me kë është e martuar “Topraku” në jetën reale (Foto)

Aktorja turke Selen Soyder apo “Toprak” që tek ne njihet nga seriali “Lale Devri”, tashmë ka krijuar një jetë të re përkrah bashkëshortit të saj Oren Fransez.

Ai si duket nuk i takon botes së aktrimit.

“Topraku” përveç që ishte partnere në serialin e lartëcekur me Tolgahan Sayışman “Çenarin”, ishte edhe e fejuara. Ata pas 4 vitesh i dhanë fund lidhjes së tyre.

Përderisa aktorja tashmë është martuar edhe “Çenari” tashmë e një kohe ka krijuar një jetë të re, ai është fejuar me modelen dhe aktoren shqiptare që jeton në Turqi, Almeda Abazi dhe këtë muaj do martohen.

Dasma e tyre do bëhet në Los Angeles.