Arsim & Kulturë

Ja kur do të mbahet testi i dytë i maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për afatin e dytë të testit të maturës për këtë vit, i cili do të mbahet me 28 gusht dhe një shtator. Në ketë afat testi do të realizohet në të gjitha komunat në të njëjtën ditë, jo siç është realizuar në afatin e parë i ndarë në regjione. Këtij testi pritet t’i nënshtrohen mbi 7 mijë nxënës.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, tha për televizionin publik se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë siguruar të gjitha të dhënat nga komunat e vendit.

“Realisht Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim, sipas planit të vet ka përgatite planin operativ për afatin e gushtit dhe gjithçka është duke u realizuar sipas ati planifikimi. Tani vetëm kërkesat e testit për afatin e gushtit janë përfunduar dhe hartuar”, tha Kadriu

Në ketë afat testi i maturës do të realizohet në të gjitha komunat në të njëjtën ditë për dallim nga afati i kaluar që është ndarë në regjione. Edhe menaxhimi në ketë afat nuk do të jetë problem për arsye se nuk ka numër të madh të nxënësve, theksoi Kadriu.

“Mbarëvajtja e testit në afatin e dytë jep për të kuptuar që nuk do të jetë ndarja e si në afatin e kaluar në regjione po do të realizohet vetëm për dy ditë. Dhe menaxhimi nuk do të jetë problem ketë afat sepse maksimumi do ti kemi rreth 7 mije 300 nxënës. Andaj nuk ka nevojë të humben me shumë dite për angazhim”, tha ai.

Për mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka angazhuar administratorë në tërë Kosovën si dhe monitorues e komisionerë. Pjesa e parë e testit do të përfshijë lëndët e përgjithshme, gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë janë lëndët e profesionit. Ndërkaq, në bazë të Ligjit për Maturën, kalueshmëria është me 40 për qind të pikëve.