Sport

Ja kur do të publikohet lista e Kosovës kundër Kroacisë

Kosova do të publikojë listën e lojtarëve kundër Kroacisë të dielën me 2 tetor

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka njoftuar se këtë të diel do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Kroacisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018.

“Lista e lojtarëve do të publikohet të dielën me 2 tetor në konferencën për shtyp”, tha Bunjaki për Gazeta Express.

Ai po ashtu tha se në këtë listë nuk pritet të ketë ndonjë befasi.

“Nuk mendoj që tani më duhet të presim emra të rinj, por ekipi duhet të koordinohet dhe t’i jepet kohë që të zhvillohet sa më mirë”.