Aktuale

Ja moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndersa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ulet me vlera minore nën   normalen. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më tej nga verilindja me shpejtësi deri 9 m/s./KosovaPress/