Aktuale

BE-ja, pro vazhdimit të dialogut në nivel presidentësh

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka takuar të hënën mbrëma në Bruksel kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit për të diskutuar për mundësitë në avancimin e rajonit në procesin integrues evropian në vitin 2018
Pjesëmarrës në takim ishin kryeministrat: Edi Rama (Shqipëri), Denis Zvizdiq (Bosnjë e Hercegovinë), Zoran Zaev (Maqedoni), Ramush Haradinaj (Kosovë), Dushko Markoviq (Mali i Zi) dhe Ana Brnabiq (Serbi).

Vendet e Ballkanit t’i përshpejtojnë reformat!

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Mogherinit pas takimit thuhet se mysafirët nënvizuan përkushtimin e tyre të thellë dhe interesin për forcimin e marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë dhe interesave të përbashkëta regjionale.

“Në këtë kontekst u përmend edhe rëndësia e diskutimeve/dialogut mes presidentëve Thaçi e Vuçiq në avancimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë”, thuhet në komunikatë, shkruan “Zëri”.

Mogherini ka nënvizuar nevojën që të gjitha vendet në Ballkan t’i përshpejtojnë reformat esenciale me një dinamikë të ringjallur në politikën e zgjerimit të BE-së dhe një shans për të bërë progres të rëndësishëm në tërë rajonin.

the authorE B