Shëndetësi

Ja pse duhet të hani çdo ditë mollë

Molla ka vlera të shumta shëndetësore, konsumimi i saj do na ndihmojë të rrimë sa më larg doktorit.
Nëse e konsumoni këtë pemë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep.
Si na zbukuron molla:

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i forcuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë dhe të lëmuar. Por mënyra më e mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo e gjelbra ka më tepër vitamina, të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit, por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.

Dieta me mollë

Për t’u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt, shkruan albeu. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.

Lufton pagjumësinë

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull mollë dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.