Shëndetësi

Ja pse duhet të konsumojmë spinaq

Spinaqi është një super ushqim i pasur me lëndë të shumta ushqyese dhe me pak kalori.

Këto lëndë, si hekur, proteina, minerale e të tjera janë të rëndësishme për kockat, flokët e lëkurën.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore të spinaqit:

Kancer- Të gjitha perimet me gjethe jeshile përmbajnë klorofil, i cili parandalon efektin kancerogjen të amineve heterociklike, që prodhohen kur gatuhen ushqime në temperatura të larta.

Diabet- Spinaqi përmban acid alfa-lipoik, një antioksidues i fuqishëm që rrit ndjeshmërinë e insulinës, ul nivelet e glukozës dhe parandalon ndryshimet e sjella si pasojë e stresit oksidativë tek personat me diabet.

Astmë- Rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek individët që konsumojnë sasi të mëdha të lëndëve të caktuara ushqyese. Beta-karotene është një nga këto lëndë ushqyese, që spinaqi është burimi më i mirë. Karotat, brokoli (brokulla), farat e lulediellit, kumbullat dhe pjepri janë gjithashtu burime të pasura të beta-karotenës.

Tensioni i gjakut- Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, spinaqi rekomandohet për njerëzit me tension të lartë të gjakut për të shmangur efektet e sodiumit në trup. Nëse keni mungesë të kaliumit, ju rrezikoheni të prekeni nga tensioni i lartë i gjakut. Ushqime të pasura me kalium janë domatet, portokajtë, patatet, fasulet etj.