Sport

Ja që sa vite nuk e ka mposhtur Portugalia Francën

Portugalia nuk e ka mposhtur Francën që nga viti 1975, duke humbur tetë ndeshje përfshirë edhe në garat e mëdha si Euro 1984, 2000 dhe Kupë të Botës më 2006.

Para se Ronaldo dhe bashkë-lojtarët e tij të luajnë sonte kundër Francës në Stade de France, ata nuk do të kërkojnë vetëm fitoren e parë ndonjëherë në Euro, por edhe një ‘rikthim’ nga humbjet e vazhdueshme ndaj bluve.

Portugalia nuk e ka mposhtur Francën në 10 ndeshjet e tyre të fundit – duke humbur tetë dhe duke barazuar dy. Madje, ndeshja më e fundit e humbur ndaj Francës është miqësorja në Lisbonë më 2015, kur Valbuena ia dhuroi Francës fitoren prej 1-0, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, për ta gjetur fitoren e fundit të Portugalisë kundër Francës, duhet të hapen librat e historisë, për shkak se ajo ndodhi në mars të vitit 1975, 41 vite më parë.

Atë ditë, Portugalia fitoi 2-0. Që nga atëherë, katër dekada më vonë, Franca e ka mposhtur Portugalinë edhe në gara të mëdha gjithashtu – Kampionat Botëror më 2006, Euro 2000 dhe Euro 1984. /Gazeta Express