Aktuale

Ja sa mijëra euro po i kushtojnë Kosovës deputetët e rinj, pa asnjë ditë punë në Kuvend!

Deputetët e e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, po i kushtojnë shtetit tonë rreth 200 mijë euro vetëm paga bazë e tyre, edhe pse deri më tani i kanë vetëm rreth një orë punë në Kuvend.

Këtë orë pune ata e kanë bë me 26 dhjetor, ditën kur u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Zëdhënsi i PSD-në, Shkodran Hoti, thotë se rreth 200 mijë euro po kushtojnë këta deputetë pavarësisht se Kuvendi nuk është duke punuar.

“Rreth 200 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat bazë të deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, pavarësisht se ky institucion nuk është duke punuar.

Diçka për paret e shtetit dhe zhvatjen”, shkruan Hoti në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

the authorGazetaKNN