Shëndetësi

Ja si mund ta eliminojmë dhjamin në bark

Problemi me dhjamin në bark nuk është vetëm mënyra se si duket në plazh, por mund të jetë një shenjë se shëndeti juaj është në rrezik.

Një studim i publikuar tregon se si mund ta eliminoni atë.

Ekspertët rekrutuan 35 vullnetarë dhe i ndanë ata në katër grupe. Grupi i parë u përqendrua në një stil jetese aktiv pa ndryshime në dietë, ndërsa grupi i dytë te ushtrimet për barkun.

Grupi i tretë ndoqi sugjerimin për të pirë tre gota qumësht në ditë (pasi bulmetet ekskretojnë yndyrat). Grupi i katërt ishte grupi i dietës. Ata nuk ndaluan së konsumuari ushqimet që hanin më parë, por pakësuan sasinë dhe racionet e tyre.

Nga studimi që zgjati 6 javë, rezultoi se pavarësisht se të gjitha vullnetarët panë ndryshime në barkun e tyre, fituesi ishte grupi i katërt, ai me dietë të kontrolluar.