Tech

Ja si mund të duket iPhone 7? (Video)

Raporte të ndryshme në internet pohojnë se iPhone 7 do të vijë me një ngjyrë të re.

Megjithatë, raportet nuk pajtohen mbi ngjyrën që do të ketë iPhone 7.

Mirëpo, ngjyrat më të përfolura që do të ketë pajisja e re iPhone nga Apple pritet të jenë ngjyra e zezë ose e kaltër, ngjyra këto që nuk janë parë në modelet e mëhershme.

 Apple nuk është ende e gatshme të tregoj pamjen e iPhone-it të ri, mirëpo dizajnerët e ndryshme kanë sjellur tashmë konceptet e tyre mbi dizajnin e pajisjes.

Në ndërkohë, kanali në Youtube TechConfigurations ka krijuar një video të shkurtë ku shihet iPhone 7 në pamje 3D, bazuar në dizajnet e lëshuara të cilat kanë ngjyrën e kaltërt të errët.