Shëndetësi

Ja si ndikon në shëndet boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë padyshim një super ushqim që i sjellin përfitime të shumta shëndetit.

Ato janë një burim i pasur i antioksiduesve, të cilët mund të parandalojnë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i zorrës.

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat e kuqe rrisin gjithashtu metabolizmin, duke i ndihmuar kështu njerëzit të mbajnë trupin në formë.

Ata mbrojnë  zemrën dhe përmirësojnë sistemin imunitar. Një studim i ri, i kryer tek kafshët, ka zbuluar se boronicat e kuqe mbrojnë trupin nga infeksionet.

Boronicat “mund të sigurojnë funksione antioksiduese dhe anti-inflamatore, që përfiton sistemi kardiovaskulaer, metabolizmi dhe funksioni imunitar”.

Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll gjithashtu tensionin e gjakut, ndërsa lëngu i tij mund të përdoret për të menaxhuar nivelet e glukozës tek pacientët me diabet të tipit 2.