ShowBiz

Ja si po i keqpërdoret emri aktorit Shpëtim Desku (Foto)

Si shumë fytyra publike, edhe aktori dhe showmeni Shpetim Desku po përballet me një problem jo pak të njohur.

Me dhjetra profile në facebook, janë hapur me emrin e aktorit Shpetim Desku, e ky i fundit po frikësohet se njerëzit e papërgjegjëshëm do të keqperdorin emrin e tij.

E Shpetimi për të ruajtur privatësinë e tij, i ka kërkuar të gjithëve që të mbyllin këto profile, por përgjigja që ka marr ka befasuar atë.

Aktori ka treguar se kur ka kërkuar nga ta të mbyllin këto profile fallce, ata janë përgjigjur; “jo valla se u knaqëm t’u folë në emër tëndin”.

Shpetim Desku, ka thënë se ka frikë që këta njerëz do ta keqperdorin emrin e tij për arsye personale, ndërsa mungesa e zbatimit të ligjit në Kosovë, favorizon shumë keqperdoruesit në rrjetet sociale./Magazina.