Rajon & Botë

Ja si shpëtuan 15 shqiptarë nga sulmi në Las Vegas

Fatmir Frank Hamzaj është një biznesmen i dalluar dhe drejtues disavjeçar në komunitetin shqiptar në Las Vegas.Ai tregon per masakren ne Las Vegas, duke dhene detaje rreth ngjarjes dhe se si shpetuan mrekullisht 15 shqiptaret e punësuar në kazinon “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojerave të fatit, dhe mirëmbajtës të kazinos se famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas. Në ate moment që ndodhi ngjarja asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili, është një shesh përballë kazinose, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësisht, të gjithë pra te 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se ata janë shëndosh e mirë ”, deklaron për INA, Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan.Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave është 58 të vrarë, dhe të paktën më shumë se 500 u plagosën në sulmin me armë zjarri që ndodhi të dielën mbrëma jashtë oborrit në kazinoje në sheshin para rrugës 91-Str.

Në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada – ShBA.Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste, dhe a ka qenë vetë apo i organizuar thotē policia.Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasjen në masë të Las Vegas, pra si një akt terrori.