ShowBiz

Jackson ende fiton miliona

Michael Jackson ka vdekur para tetë vjetësh, por ende fiton miliona.

Në listën e Forbes janë edhe tre këngëtarët tjerë të ndjerë, Tom Petty, Prince dhe David Bowie

Ylli i popit arrit në krye të listës së Forbes të yjeve që kanë ndërruar jetë me më së shumti fitim.

Në fakt, Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë. Për fitime është meritor shou ‘Michael Jackson One’ në Las Vegas dhe editimi i albumit më të ri të hiteve më të mëdha ‘Scream’.

Në listë gjenden edhe tre këngëtarët  tjerë të ndjerë, Tom Petty, Prince dhe David Bowie. Në top 13 janë edhe John Lennon, Albert Einstein, Elizabeth Taylor dhe Bettie Paige.

Lista është bërë në bazë të të hyrave në periudhën ndërmjet 15 tetorit 2016 dhe 15 tetorit 2017. Godine, transmeton KosovaPress.