Aktuale

Jakup Krasniqi i del në krah Albin Kurtit, në akuzat e bëra nga Hashim Thaçi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi e ka quajtur konferencën e sotme të presidentit Thaçi si skandal i radhës i tij. Krasniqi i ka dalur në krah Albin Kurtit, karshi akuzave të presidentit.

Sipas Jakup Krasniqi, nëse Thaçi ka patur informacione për lidhjet e Kurtit me Iranin e Rusinë, ai ka bërë vepër penale që ka fshehur rastin.

“Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?

Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.

Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.

Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin” shkruan Jakup Krasniqi në Facebook./Indeksonline/

the authorE B