Rajon & Botë

Japonia kërkon nga shtetet që të thonë në mënyrë korrekte emrin e kryeministrit të tyre

Japonia ka një kërkesë për të gjithë botën. Ajo është që të mos i thoni emrat e tyre gabimisht.

Në gjuhën japoneze, njerëzve u referohet me mbiemër së pari dhe pastaj me emër, njetjë sikur në gjuhën koreano dhe kineze.

Që një shekull e gjysmë, emrat japonez janë shkruar në anglisht në mënyrë të kundërt, duke përdorur emrin së pari. Kjo praktikë është adoptuar gjatë përiudhës së rregjimit Meiji, ku kërkohej një përpjekje më e madhe për ndërkombtarizim dhe tani është bërë një standart.

Por tani qeveria japoneze dëshiron të zgjidhë këtë problem.

“Shpresojmë që emri I kryeministrit tonë do shkruhet në mënyrë korrekte, Abe Shinzo, sikur ai i presidentit kinez Xi Jingping dhe presidentit koranojugor Moon Jae-in”, tha Taro Kono, ministër i punëve të jashtme të Japonisë. Tutje Kono shtoi se do i dërgojë këtë kërkesë të gjitha mediave ndërkombtare. /Express

the authorBurbuqe Metolli